Bolt përsëri fiton titullin botëror për 100 metra

Usain Bolt i Xhamajkës e fitoi garën 100 metrash në Kampionatin Botëror Atletik në Peking këtë të diell, duke e mbaruar garën në 9.79 sekonda dhe duke e marrë përsëri titullin si njeriu më i shpejtë në planet.

Amerikani Justin Gatlin mori vend të dytë me kohë prej 9.80 sekondave, dhe vendin e tretë e morën kanadezi Andre de Grasse dhe amerikani Trayvon Bromell të cilët e mbaruan garën në 9.92 sekonda.

Kampioni Olimpik Usain Bolt tani më është i pamposhtur në garat 100m dhe 200m në gjashtë kampionatet globale që nga viti 2007, me përjashtim të diskualifikimit të tij në kampionatin Deagu të 2011-it.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button