Emigrantët me furgona privatë e taksi shkojnë në Serbi

Sot mijëra emigrantë ndodhen në stacionin hekurudhor në Gjevgjeli dhe presin transport deri në kufirin me Serbinë. Shumica e tyre shpresojnë për një tren, që do t’i dërgojë deri në Tabanoc, të tjerët transportohen me autobus të rregullt deri në Shkup, ndërsa disa udhëtojnë me taksi për çmim  100 euro, raporton 24 Vesti.

Prej mbrëmë, përveç se me autobusë emigrantët deri në Serbi i dërguan edhe një numër i autobusëve privatë dhe furgonave, kurse është e paqartë nëse transporti ishte i organizuar nga shteti.

Edhe mbrëmë mijëra refugjatë e kaluan natën në qiell të hapur, në temperatura të ulëta, pa ujë, ushqim dhe ilaçe, dhe në mesin e tyre ka numër të madh të fëmijëve dhe grave shtatzëna.

Ndërkohë, sipas 24 Vesti gjatë natës një grup prej rreth 2,000 emigrantë mbërritën në Preshevë përmes Miratovcës dhe kolona e emigrantëve është më e gjatë se gjysmë kilometër.

Bëhet fjalë për grupën, e cila mbrëmë theu kordonin e policisë maqedonase në kufirin jugor me Greqinë.

Emigrantët thonë se në Serbi hyrën pa asnjë problem dhe se nuk patën probleme me policinë serbe.

Para qendrës së pritjes në Preshevë ka një numër të madh të emigrantëve, dhe Kryqi i Kuq, UNHCR-ja dhe Komisariati për Emigrantët, po shpërndajnë ushqim, ujë dhe mjete higjienike.

Lajme të ngjashme

Back to top button