Britania rihap ambasadën në Iran, pas 4 viteve

Ambasada britanike në Iran është rihapur pas 4 vitesh së qëndruar e mbyllur, raporton BBC.
Sekretari për punë të jashtme Phillip Hammond është duke e ndjekur ceremoninë e rihapjes në Teheran së bashku me diplomatë iraninanë. Në të njëjtën kohë edhe Irani ka hapur ambasadën në Britani të Madhe, në Londër.
Ambasada britanike në Iran ëshët mbyllur në vitin 2011 pasi që ishte sulmuar me gurë nga protestues gjatë një proteste kundër sanksioneve.
Ndërkaq, Hammond është sekretari i parë britanik që viziton Iranin pas vitit 2003.

Lajme të ngjashme

Back to top button