Çfarë nuk duhet ti thoni kurrë një gruaje për flokët e saj

Rrica, te drejte, te gjate, te shkurtër, asnjë femër ne bote është e kënaqur me flokët e saj, ja perse me se shumti është mire qe te flisni për çdo gjë përveç se…flokët!

Lidhja e çdo femre qe me flokët e saj mund te quhet problematike. Ka nga ato qe i ka provuar te gjitha, nga rricat tek te drejtat, nga e kuqja flake tek e zeza korb, dhe përsëri nuk janë te kënaqura me rezultatin. Si pasoje ato ndahen ne dy kategori, këmbëngulëset dhe dorëzueset. Te parat janë ne gjendje te qëndrojnë 3 ore derisa te dominojnë çdo fije floku rebel, ndërsa te dytat, te cilat dorëzohen, janë ato qe heqin dore për te dominuar flokët e tyre.

Por ka një rregull qe bashkon te tipet e femrave, kurrë mos bëni komente te padëshiruara për gjendjen e flokëve te tyre.

Ja frazat off-limits.

1- Çfarë ju ke bere flokëve?
2- Ky model është…interesant
3- I ke prere flokët vete?
4- Dukesh si Miley Cyrus
5- Flokët e tua duken kaq te dobët
6- Ke pasur flokë shume te bukur dikur, çfarë te ka ngjare?
7- Te jap emrin e një parukiereje te mire?
8- Mos doje ti beje si kjo ne foto
9- Wow qenkan te bute! Dukeshin me te ashpër
10- Je krehur sot ne mëngjes?
11- Mbase duhet ti lyesh?
12- oh zot, çfarë u ke bere flokëve?

Lajme të ngjashme

Back to top button