Roja bregdetare italiane merr thirrje për ndihmë nga 18 mjete detare

Ekipet e rojës bregdetare italiane kanë marrë thirrje për ndihmë emergjente nga 18 mjete të ndryshme detare, ku parashikohet se transportojnë 2 deri në 3 mijë persona në Mesdhe, raporton Anadolu Agency (AA).

Si pasojë e kushteve të mira të motit dhe të detit në kanalin e Siçilisë i cili ndodhet mes Italisë dhe Libisë në Mesdhe dhe i cili është një prej destinacioneve që përdoret intensivisht nga mijëra emigrantë të cilët largohen nga vendet e konflikteve dhe me paqëndrueshmëri në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë, janë riaktivizuar flukse të reja emigrantësh

Sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve italiane ANSA theksohet se ekipet e rojës bregdetare italiane kanë marrë thirrje për ndihmë nga 18 mjete detare, ku 14 janë varka dhe 4 të tjera anije.

Theksohet se drejt rajonit ku janë pikasur emigrantët është nisur anija norvegjeze e cila është me detyrë në kuadër të operacionit Triton dhe ndodhej më afër. Theksohet më tej se forcat e sigurisë kanë nisur operacionet për shpëtimin e emigrantëve të cilët parashikohen se janë 2 deri në 3 mijë persona.

Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) në një deklaratë të bërë më parë kishte njoftuar se numri i personave që kanë humbur jetën gjatë tentativave për të kaluar në Mesdhe ka kaluar mbi 2 mijë e 300 persona.

Lajme të ngjashme

Back to top button