Komuna e Sarajit, fiton 650 mij euro nga IPA

Në kuadër të Programës për mbështetje financiare të zhvillimit rural për vitin 2015, Komuna e Sarajit, nga Agjensioni për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural nga programet IPA, ka fituar reth 40 milion denar, apo reth 650 mij euro.

Nga disa projekte infrastrukturore që ka konkuruar Komuna, mbështetje kanë marë asfaltimi dhe rriparimi I rrugës nga Gërceci deri në Nerez të mesëm. Projekti në fjalë do të kushtoj reth 20 milion denarë, tani pritet të përfundojnë procedurat administrative, pasta të bëhen edhe shpalljet për realizimin e punimeve.

Projekti tjetër që është shumë I rëndësishëm që ka marë përkrahjen nga Agjensioni janë Planet Urbanistikë të disa vendbanimeve të Komunës së Sarajit, ku për këtë qëllim janë ndarë reth 20 milion denarë.

Nga Komuna e Sarajit thonë se, Planet Urbanistike, kanë qenë shumë problem dhe nuk janë realizuar shkak I mjeteve finaciare, por tani do të zgjidhet një cështje shume e madhe që është në interes trë qytetarëve të Komunës së Sarajit.

Lajme të ngjashme

Back to top button