Vjedhje në një shtëpi në Manastir

Në fshatin e Manastirit Sredno Egri-Manastir një autor i panjohur dje në mëngjes ka  kryer vjedhje të rëndë në shtëpinë e J.J. (1936).

Siç kumtoi MPB-ja, autori i vjedhjes ka hyrë përmes çatisë në shtëpi dhe nga dhoma e gjumit ka marrë 2.000 euro, 2.000 dollarë australian, 5.000 dollarë amerikanë, pushkë gjuetie e markës TOZ-63, kalibër 16mm me numër të fabrikës 22593 dhe stoli ari.

Autori ka marrë pasuri të paligjshme në vlerë prej rreth 500.000 denarëve.

Kontroll është bërë nga ana e ekipit të SPB-Manastir. SPB-Manastir merr masa për gjetjen e autorit

Lajme të ngjashme

Back to top button