Në shtator në Gjermani do të mbahet konferencë shkencore për qebapët

Në shtator të këtij viti në Gjermani do të mbahet një konferencë shkencore në të cilën një numër i profesorëve dhe ekspertëve të shquar do të flasin, as më shumë e as më pak, por për qebapët, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra gjermane e Hulumtimit të Universitetit Giessen, nga 24 deri 26 shtator 2015, në Giessen, do të organizojnë një konferencë shkencore me titull “Nga ‘Kebab’ në qebapë: ushqimi në Evropën Osmane”. Qëllimi i konferencës shkencore, sipas organizatorëve, është për të zhvilluar marrëdhëniet mes disiplinave akademike të studimeve turke dhe studimeve të Evropës Jug-Lindore dhe historisë evropiane.

Në këtë konferencë do të paraqiten punimet në përshkrimin e kuptimeve themelore të ushqimit në kohën osmane në Evropë dhe ndikimin e kuzhinës osmane në vendet evropiane. Pritet që studiuesit të prezantojnë punimet për mënyrën e përgatitjes dhe konsumit të ushqimit në periudhën osmane, si dhe ndikimin e saj në ndërtimin e përkatësisë sociale dhe fetare.

Studiuesit do të paraqesin veprat që ilustrojnë mënyrën e përhapjes së ushqimit nga një vend në tjetrin, me theks të veçantë se si ‘Kebab’ u bë qebap apo qofte.

Në konferencë do të flasin shkencëtarë nga shumë vende, si Gjermania, Rumania, Kroacia, Turqia, Zvicra, Hungaria, Austria dhe Bosnja dhe Hercegovina.

Lajme të ngjashme

Back to top button