LR-PDSH: Qeveria VMRO-BDI shpërfill shqiptarët, këtë rradhë pësojnë studentët e mjekësisë në USHT!

Departamenti i Mjekësisë dhe ai I Arsimit dhe Shkencës në Lëvizjen për Reforma-PDSH kanë reaguar për rangimin e dobët të USHT-së pasojat të cilat i mbartin studentët e këtij universiteti.

Po ua paraqesim të plotë reagimin:

Ne ueb faqen e Fakultetit të Mjekësisë në Shkup janë shpallur rezultatet e konkursit për specializime private nëpër Klinikat Univerzitare në Shkup. Rangimi është bërë me tre kriteriume, i pari, nota mesatare gjatë studimeve, i dyti, nota e lëndës së zgjedhur gjatë studimeve, i treti, sistemi “Ponder” – rangimi i univerziteteve nga ana e Ministrisë për Arsim të RM-së dhe në kolonën e fundit janë shpallur poenat perfundimtare dhe rangimi preliminar.

Bien në sy që mjekët e diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në USHT kanë koeficient 0.6, në krahasim me kolegët nga Shtipi me 0.9 dhe Shkupi me 1.0. Kështu psh. në fushën e Kirurgjisë së përgjithshme doktoresha e USHT-së edhepse me notë mesatare më të mirë se gjithë kandidatët tjerë renditet e fundit, sepse sipas sistemit “Ponder” ajo ka koeficient 0.6. Me këtë mënyrë të rangimit shumë mjekë kandidatë të dalur nga USHT-ja mbeten pa specializime.

Departamenti i Shëndetësisë dhe ai i Arsimit dhe Shkencës në Lëvizjn për Reforma-PDSH përshëndesin mënyrën e re të përzgjedhjes së kandidatëve për specializime private duke aplikuar kushte meritore, ndërsa në anën tjetër shprehin keqardhje për koleget e rinj të cilët edhepse me mund dhe vullnet të madh kanë mbaruar fakultetin e mjekësisë në USHT, gjatë punësimit dhe konkurimeve tjera do të jenë të degraduar dhe me shanse të vogla për suksese.

Ky rast edhe njëherë nxjerr në siperfaqe problemet e arsimit shqip në Maqedoni. Ky rast tregon se USHT-ja me rangimin e dobët për shkak te keqmenaxhimit, politizimit dhe nepotizmit të skajshem dëmton ambiciet e rinisë së diplomuar shqiptare në këtë universitet.

Lajme të ngjashme

Back to top button