KH: Pushteti nuk ballafaqohet në mënyrë përkatëse me krizën e emigrantëve

Pushteti nuk reagon në mënyrë përkatëse lidhur me krizën e emigrantëve, përdor fuqi ndaj tyre ndërsa punonjësve humanitar nuk iu lejon që të futen në mes- zonën për t’u ndihmuar emigrantëve, vlerësojnë nga Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut.

Prej atje thonë se shpallja e gjendjes së krizës në shtet duhet të miratohet me vlerësimet e Qendrës për menaxhim me kriza dhe me njoftim formal nga Kuvendi, që sipas tyre nuk ka ndodhur.

“Unë kam dyshime nëse vendimi i këtillë është në pajtim me ligjin. Përndryshe, ligji për menaxhim me kriza, thotë nëse qeveria sjell vendim të tillë menjëherë duhet ta informoj Kuvendin e RM-së. Ne në faqen e internetit të Kuvendit nuk gjetëm informatë të tillë, por gjithashtu ekziston organ i cili quhet Qendra për menaxhim me kriza, e cila bën vlerësimin për atë nëse duhet të shpallet gjendje krize. As nga ky organ dhe udhëheqësi i tij nuk dëgjuam për shkaqet dhe rrethanat që kanë çuar të bëhet një vlerësim i tillë se duhet të shpallet gjendje krize në Maqedoni. Dhe në fund, presidenti i Maqedonisë është komandant suprem i Armatës i cili vendos nëse armata duhet të kyçet në këso lloj operacionesh, ndërsa informatë e tillë nga kabineti i presidentit për opinionin nuk kishte”

Mersiha Smailoviq nga OJQ-ja “Legisa” thotë se në zonën mes- kufitare kushtet janë çnjerëzore dhe apelojnë që t’u lejohet aktivistëve të tyre të futen atje.

Lajme të ngjashme

Back to top button