Kocijançiq: Ndjekim situatën në kufi dhe koordinohemi me pushtetin

Komisioni evropian është e njoftuar me vendimin qeveritar që të shpall gjendje krize në rajonin e kufirit jugor dhe verior dhe është në kontakt me autoritetet dhe UNHCR-në.

“Në këtë fazë, Komisioni nga afër ndjek zhvillimin e ngjarjeve dhe masave që i prezantojnë apo do t’i marrin autoritetet dhe po i vërtetojnë faktet” deklaroi për “Meta” Maja Kocijançiq, zëdhënësja e euro- komisarit për zgjerim, Johanes Han.

Ajo njoftoi se BE tanimë ka siguruar 90 mijë euro ndihmë humanitare për Maqedoninë për menaxhimin me krizën e emigrantëve dhe shtoi se KE është e gatshme vendit t’i ofrojë ndihmë shtesë.

“Komisioni është në përfundim të programit për ndihmën e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë në vlerë prej tetë milion euro e që duhet të zbatohet prej shtatorit të këtij vitit” tha Kocijançiq.

Lajme të ngjashme

Back to top button