KE: Maqedonia ka të drejtë t’i kontrollon njerëzit të cilët hyjnë në territorin e saj

Në përputhje me ligjet ndërkombëtare, Maqedonia ka të drejtë t’i kontrollon njerëzit të cilët duan të hyjnë në territorin e saj dhe t’u ndalon hyrje atyre të cilët nuk i plotësojnë kushtet. Kështu iu përgjigj zyra e eurokomisarit Johanes Han  pyetjes se a e di komisioni se Maqedonia shpalli krizë për shkak të emigrantëve, transmeton Blic.

“Komisioni e di se qeveria ka shpallë krizë në kufirin e jugut dhe të veriut. Komisioni është i gatshëm që të vazhdojë t’i ofrojë ndihmë humanitare Maqedonisë”, thuhet në deklaratë.

Komisioni po ashtu e kujtoi se BE-ja deri tani ka dhënë 90,656 euro ndihmë humanitare për Maqedoninë, kur u godit shteti nga vala e parë e emigrantëve, por edhe fazën përfundimtare ka synuar paketë ndihmëse për Ballkanin perëndimor i cili “peshon” 8 milionë euro, i cili do të zbatohet në shtator.

Lajme të ngjashme

Back to top button