Mehmedi po bëhet kryesori i Leverkusenit

Admir Mehmedi shpejt e ka bindur me cilësitë e tij trajnerin e Bayer Leverkusen, Roger Schmidt.
Ylli i Kombëtares Zvicëriane ishte startues në ndeshjen për kualifikime në Ligën e Kampionëve ndaj Lazios, ndërsa startues do të jetë edhe në ndeshjen e Bundesligas ndaj Hoffenheim.

Koreani i famshëm, Heung-Min Son është sakrifikuar nga forma e Mehmedit pasi që trajneri po e lë atë në bankën rezervë.
“Mehmedi është përshtatur mjaft në skemat e skuadrës. Ai po kryen punë të madhe në sulm. Son mbetet lojtar i rëndësishëm për ne, por Mehmedi pritet të startoi edhe ndaj Hoffnheim” ka thënë Schmidt.
Son ishte lojtari kryesor i Leverkusen në edicionin e kaluar.

Lajme të ngjashme

Back to top button