Kuvendi vazhdon seancën e 62-të

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta vazhdojë seancën e 62-të me debat për Propozim ligjin shtesë për bazë nacionale të të dhënave për persona me invaliditet, në lexim të dytë.

Si pikë në rend dite është vendosur edhe Propozim ligjit shtesë për shfuqizimin e Ligjit për caktimin e kushtit për kufizimin për kryerjen e funksionit publik, qasje në dokumentet dhe publikimin e bashkëpunimit me organet e sigurisë shtetërore në lexim të dytë të parashtruar nga Ilija Dimovski, Talata Xhaferi, Rafis Aliti dhe Antonio Miloshoski.

Në lexim të dytë do të shqyrtohen ndryshimet e Ligjit për marrëveshjet për transport në komunikacionin rrugor, të Ligjit për materiale arkivi dhe ndryshimet e Propozim ligjit për shpalljen e qytetit të vjetër të Manastirit për trashëgimi kulturore të rëndësisë së posaçme.

Deputetët do të debatojnë edhe për një numër të madhe ligjesh në procedurë të shkurtuar nga fusha e financave, arsimit, ekologjisë , transportit, sociale…

Dje Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në suaza të kësaj seance të 62-të e miratoi ribalancin e Buxhetit për vitin 2015.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button