Serbia frikësohet nga anëtarësimi i Kosovës në Interpol

Nëse Kosova pranohet në Interpol, disa zyrtarë të lartë të Serbisë mund të gjenden në listën e të kërkuarve, thotë Darko Trifunoviq, sekretar i Institutit për Studime të Sigurisë.

Ai thotë se lajmi që Kosova ka aplikuar për pranim në këtë organizatë ndërkombëtare, duhet të shihet nga aspekti politik dhe në dritën e faktit se ata janë të detyruar të formojnë gjykatën e cila do të merret me krimet e pretenduara të UÇK-së, transmeton qik-u shkrimin e “Danas”.

“Nëse pranohen në Interpol, frikësohem se ata do të shfrytëzojnë rastin për të ngritur akuza të rreme ndaj qytetarëve të Serbisë që janë në pozita të larta, në mënyrë që të balancohen politikisht për faktin se disa zyrtarë të tyre të lartë do të ulen në bankën e të akuzuarve”, thotë Trifunoviq, duke e ilustruar këtë pohim me shembullin e Momir Stojanoviqit, ish-kreun e Shërbimit Sekret Ushtarak (VBA), tani deputet i SNS, kundër të cilit në shkurt të këtij viti Interpoli lëshoi urdhër arrest për krime lufte të kryera kundër civilëve në Kosovë.

Lajme të ngjashme

Back to top button