Lavrov: Putin i gatshëm të takojë Obamën

Ministi i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin është i gatshëm të takohet me presidentin amerikan Barack Obama nëse SHBA-të e shtrojnë një propozim të tillë.

“Supozojmë se partnerët tanë amerikanë po na dërgojnë sinjale se dëshirojnë t’i vazhdojnë marrëdhëniet. Dhe nëse ka një këso propozimi nga ana e tyre, mendoj se presidenti jonë do ta konsideroj propozimin me konstruktivitet”, ka thënë të mërkurën Lavrov për gazetarët, transmeton Indeksonline.

Putin dhe Obama kanë ndërprerë marrëdhëniet bilaterale që prej aneksimit të gadishullit të Krimesë në vitin 2014 nga Rusia, pas mbështetjes së lëvizjeve separatiste në Ukrainën lindore, duke e çuar situatë në një gjendje konflikti ushtarak.

Lajme të ngjashme

Back to top button