Bundestagu gjerman miraton paketën e tretë të ndihmës ndaj Greqisë

Parlamenti Federal i Gjermanisë (Bundestag) miratoi me shumicë votash paketën e tretë të shpëtimit ndaj Greqisë raporton Anadolu Agency (AA).

Pas takimit në një sesion të jashtëzakonshëm të parlamentit të Asamblesë së Përgjithshme në votimin ku ishin të pranishëm 585 deputetë, për paketën e 3-të të ndihmës e cila parashikohet ti jepet Greqisë, 454 deputetë kanë votuar “pro”, 113 deputetë kanë votuar “jo”, ndërsa 18 të tjerë “abstenuan”. Theksohet se disa deputetë nga partitë e Bashkimit Kristian (CDU/CSU) të cilët ndodhen në qeveri në votim kanë dhënë votën e tyre kundër.

Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schaeuble në një fjalim në emër të qeverisë para votimit tha se nuk ka qenë e lehtë për vendimet në lidhje me programin e ndihmës të ofruar edhe njëherë për Greqinë.

Schaeuble i cili ka kërkuar që Parlamenti të miratojë paketën e tretë të ndihmës për Greqinë tha se: “Kjo është në interes të Greqisë dhe të Europës”.

– “Tsipras bën të kundërtën e asaj që premton”-

Schaeuble, duke vënë në dukje se në Eurogrup çështja e Greqisë që në fillim ka qenë një çështje e vështirë, ka theksuar se Kryeministri grek, Alexis Tsipras kishte pohuar se ekonomia e Greqisë është në një rrugë të mbarë, ndërsa sot Tsipras është i detyruar të bëjë të kundërtën e asaj që ka premtuar.

Ai ka theksuar më tej se të gjithë janë të mendimit se në Greqi ka patur një ndryshim dhe u shpreh më tej se: “Sigurisht për shkak të përvojave në muajt e fundit nuk ka një siguri se çdo gjë do të funksionojë ashtu siç duhet”.

– “Po merret një borxh i ri për të shlyer një borxh të vjetër”

Ndërsa kryetari i grupit parlamentar federal të partisë së majtë, Gregor Gysi ka pretenduar se paketa e tretë e ndihmës nuk ofron kontribut në ekonominë e Greqisë. Gysi i cili ka theksuar se në sektorët si ai i arsimit, energjisë diellore dhe në ndërtimin e anijeve nuk parashikohen investime, u shpreh se kjo ka reduktuar më shumë të drejtat sociale dhe atë konsumit. Gysi duke kundërshtuar paketën e tretë ka shtuar se: “Për të shlyer borxhet e vjetra po merren borxhe të reja”.

Ministrat e Financave të vendeve ët BE-së të cilët u mblodhën javën e kaluar në Bruksel patën rënë dakord për dhënien e paketës së 3-të të ndihmës me 86 miliardë euro nga Mekanizmi Evropian për Stabilitet (ESM) ndaj Greqisë.

Që paketa e tretë e shpëtimit të hyjë në fuqi, ajo duhet të miratohet nga parlamentet e disa vendeve anëtare të BE-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button