Filloi takimi i ri i grupit të punës

Në Klubin e deputetëve ka filluar takimi i grupeve të punës. Nga VMRO-DPMNE janë të pranishëm Nikolla Popovski dhe Nikolla Todorov, nga LSDM-ja Damjan Mançevski dhe Cvetanka Ivanova, nga BDI Musa Xhaferi dhe Artan Grubi dhe nga PDSH Bekim Fazliu dhe Imer Aliu.

Tema kryesore e bisedimeve është Kodi Zgjedhor. Siç informon Telma, në takimin e fundit ka pasur afrim të qëndrimeve por edhe lidhur me votimin e diasporës.

Lajme të ngjashme

Back to top button