SHBA-ja gjithnjë e më afër Rusisë, zbarkon pajisje ushtarake në Bullgari

Ushtria Amerikane ka zbarkuar tanke të reja, artileri dhe automjete ushtarake në Bullgari si pjesë e operacionit “reassure allies” në regjion.

Të dërguara janë pesë tanke “Abram”, tre topa, dhe gjashtë automjete të lehta të blinduara, veprim të cilin Fondacioni për Trashëgimi e quajti “një mesazh për Rusinë”, transmeton Indeksonline.

SHBA-ja më herët ka paralajmëruar se planifikon të rris sasinë e pajisjeve ushtarake në vendet e Baltikut me të cilat kufizohet Rusia.

Të hënë, presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka thënë se anëtarësimi i Bullgarisë nuk e pengon Rusinë, dhe se pavarësisht mosmarrëveshjeve të mëershme mbi rrjedhën e gazit që do të kalonte nëpër Austrinë jugore, Rusia ende provon që të mbajë raporte të mira me këtë vend.

Lajme të ngjashme

Back to top button