Piloti, dy shishe uiski përpara fluturimit, dënohet me 6 muaj burg

Një pilot është arrestuar pasi që testet për matjen e sasisë së alkoolit në gjak para një fluturimi dëshmuan se ai kishte kaluar limitet e alkoolit për shtatë herë.

Policia norvegjeze ka nisur hetimet pasi ka marrë një ankesë anonime se dikush nga stafi i i aeroplanit që pritej të fluturonte nga Oslo ka pirë sasi të mëdha alkooli, transmeton Indeksonline. Policia kishte hyrë në aeroplan, dhe pas testimit për sasinë e alkoolit doli që të dy pilotët ishin jashtë limiteve, transmeton indeksonline.

Piloti 39-vjeçar nga Letonia e pranoi se ai kishte pirë dy shishe uiski dhe disa shishe birrë me stafin e aeroplanit.

Ai është dënuar me gjashtë muaj burg për rrezikimin e 100 pasagjerëve në bord.

Lajme të ngjashme

Back to top button