Ish-ministrja Bregu, në Parlament me “Jaguar” që kushton 60 mijë euro (Foto)

Zonja Bregu ka zgjedhur një makinë sportive me çmim që varion nga 60000-90000 euro.

Mbasi kanë lënë postet e tyre, ish-ministrat apo edhe funksionarë të tjerë të lartë kanë lënë tashmë edhe komoditetet që të krijon një post, siç është makina shtetërore, shoferi, truproja etj. Por duket se ministrja e Integrimit e ka zgjidhur më së miri se si ta zëvendësojë makinën e ministres, zgjedhje e cila ka rënë shumë në sy, shkruan gazeta Panorama.

Ajo ka blerë një makinë sportive, të markës Jaguar XF me ngjyrë të zezë. Në përgjithësi kjo markë, së bashku me Porshe apo Lamborgini, janë marka që preferohen nga njerëzit e spektakleve apo sportistët dhe nuk kemi parë që ta përdorin shumë njerëzit e politikës, të cilët preferojnë më shumë marka klasike. Por zonja Bregu ka bërë këtë zgjedhje, e cila, siç thamë, nuk ka kaluar pa komente në rrethet e gazetarëve dhe më tej.

Në faqen zyrtare  të Jaguar, kjo markë makine ka çmime të ndryshme, varet nga opsionet që ti zgjedh dhe çmimet variojnë nga 60000-90000 euro. Pra, zonja Bregu i bie që të ketë blerë një makinë shumë të shtrenjtë, gjithmonë nëse e ka blerë të re, sepse e përdorur çmimi mund të përgjysmohet.

E, për t’u kthyer te makina, duket se Jaguari i zonjës Bregu vjen i kombinuar shumë mirë me veshjet e saj, si gjithmonë perfekte, me taka dhe fustane ngjitur pas trupit, ndërkohë që i shoqi e ndihmon në sistemimin e zyrës së re te Kuvendi. Paparaci ynë e ka kapur zotin Namik Ajazi duke transportuar disa mobilie dhe, ajo që na bie në sy, është makina e tij personale, një Rang Rover, edhe ai model i shtrenjtë. Kështu pra, Majlinda bleu Jaguarin, i cili niset nga një shofer personal, zyrën si kryetare e Komisionit të Integrimit në Kuvend, e sistemoi, dhe ne nuk na mbetet gjë tjetër veç t’i urojmë punë të mbarë në detyrën e re dhe kujdes shpejtësinë nëse e nis ajo ose shoferi, meqë makinat sportive të tundojnë pak në këtë drejtim.

maj44

maj1

maj2

Lajme të ngjashme

Back to top button