Mustafa: Për ndërtimin e Kosovës së Re po negociohet me kompani amerikane

Kryeministri Mustafa ka thënë se në këtë periudhë interesimi më i madh është në ndërtimin e Kosovës së Re, raporton Indeksonline.

Ai ka thënë se tani janë duke negociuar me kompaninë amerikane Controll Global.

“Kete periudh interesimi me i madh eshte per ndertimin e Kosoves se Re ku jemi ne negociata me kompanine amerikane Controll global”, ka thënë Mustafa./Indeksonline/

Kryetari i Odës Ekonomike në Kosovë, Arian Zeka ka thënë se shteti duhet të përpiqet më shumë që ta luftojë krimin dhe korrupsionin.

“Une do t’i permendja disa pika. Perpjekja e shtetit duhet te jete me serioze ne luftimin e krimit dhe korrupsionit. Lirimin me te madh per landen e pare dhe kompletimi I bordeve ge agjencive te pavarura shteterore”, ka thënë Zeka.

Burim Piraj, nënkryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, ka thënë se duhet t`iu ndihmohet kompanive vendore dhe të zgjerohen më shumë produktet me taksë zero, raporton Indeksonline.

“Mendoj se duhet t’iu ndihmojme kompanive vendore dhe duhet te zgjerohet me shume produktet me taks zerro. Ne si AKB kemi pritje dhe mendojme se ka kapacitete dhe hapesire te behet biznes ne menyre me te mire. Ne po vazhdojme t’i ngirisim problemet si biznese ne digasteret perkatese”, ka thënë Piraj.

Lajme të ngjashme

Back to top button