Borxhi i tërësishëm i vendeve të RJFS-së arrin 104 miliard euro
Republikat e ish RJFS-së kanë borxhe me vlerë të tërësishme prej mbi 104 miliardë euro, vlerë e marrë nga mbledhja e borxheve publike të të gjithë gjashtë republikave, shkruan gazeta “Veçernje novosti”.
Para rënies në vitet e 90ta të shekullit të kaluar borxhi publik i RJFSsë ka arritur 20 miliard dollarë, derisa për momentin borxhi publik i Serbisë tejkalon 24 miliardë euro. Vende më me detyrime nga ish republikat në përbërje të RJFSsë janë Kroacia me 37 miliardë euro dhe Sllovenia me 30,7 miliardë euro borxh publik. Borxhi i Kroacisë tejkalon 87 për qind të BPVsë së vendit, derisa i Serbisë arrin 71,8 për qind, ndërsa i Malit të Zi 54 për qind nga BPVja. Maqedonia ka borxh publik prej 3,26 miliardë euro.
Në rajon borxh më të madh ka Hungaria, që arrin 83,4 miliardë euro, derisa Greqia është jashtë konkurrencës me 304 miliardë euro ose 168 për qind të BPVsë. Borxhi i tërësishëm botëror arrin 54.000 miliardë euro, ndërsa në atë borxh pjesa e SHBAsë është 29 për qind, ndërsa e Rusisë 0,49 për qind. Shtetet me borxh më të ulët publik janë Arabia Saudite me 1,82 për qind të BPVsë, Brunei me 3,28. Hong-Kongu me 6,37 për qind.
Vende më me detyrime janë Japonia me 246 për qind të BPVsë, para Greqisë, ndërsa pastaj vijon Italia me 135 për qind të BPVsë.