Afganistan, rrëmbehet aktivistja humanitare gjermane

Një grup i sulmuesve të armatosur të paidentifikuar deri më tani këtë mëngjes kanë rrëmbyer një shtetase gjermane, punonjëse humanitarë në Afganistan, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtari i policisë së Kabulit, Muhamed Hamayon tha se qytetarja gjermane, e cila ka punuar për organizatën humanitare gjermane GIZ, u rrëmbye sot në mëngjes në Kalay Fatullah. Hamazon gjithashtu tha se është hapur një hetim në lidhje me rrëmbimin.

Në pjesën Kalay Fatullah të Kabulit ka shumë bujtina në të cilat vendosen shtetasit e huaj.

Lajme të ngjashme

Back to top button