Për Kosovën A pa kushte

Sepp Blatter të martën do t’i ulë në një tavolinë Fadil Vokrrin dhe Tomislav Karaxhiqin. Ftesa nga FIFA tashmë ka mbërritur në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), sikurse në Federatën e Futbollit të Serbisë (FSS).

Në këtë takim, Vokrri e Karaxhiq do të shoqërohen nga sekretarët e federatave përkatëse. Në ftesën e Blatterit thuhet se temë diskutimi në takimin trepalësh do të jetë çështja e futbollit në rajon.

Por, në fakt, krye-temë e takimit do të jetë çështja e futbollit kosovar. Kështu thotë sekretari i FFK-së, Eroll Salihu. Ai shpjegon se Blatter e ka organizuar këtë takim trepalësh rreth gjetjes së ndonjë mënyre që Kosova të zhvillojë ndeshje miqësore ndërkombëtare pa kushtëzime, deri në anëtarësimin e plotë të saj në UEFA e FIFA, e jo me kufizime, siç iu kishin vendosur në maj të vitit të kaluar, të cilat ishin shpallur të papranueshme në vendin tonë.

“Kërkesa jonë dhe insistimi ynë është që të luajmë pa kushtëzime. Madje, ne duam të luajmë edhe me Përfaqësuesen A të Kosovës, pa asnjë kushtëzim”, deklaroi Salihu për gazetën Arena.

Lajme të ngjashme

Back to top button