Qytetarët në humbje nga patriotët dhe nacionalistët

Arsim Zekolli, kolumnë- “Qytetari X”, Utrinski Vesnik
Qasja e pavendosur ndaj konceptit qytetar i detyroi qytetarët  të kthehen kah” patriotët” dhe “nacionalistët”, me vokabular të thjeshtësuar i cili jep shfaqje sinqeriteti, guximi, sakrifice, nderi dhe vendosmërie.

Erol Rizaov, kolumnë-“ O Zot, kush na gjykon”, Utrinski Vesnik
Kaloi një javë e tërë nga gjykimi për Kezharovskin, u deklaruan shumë lidhje ndërkombëtare dhe shtëpiake të gazetarëve. Përveç disa përjashtimeve, heshtin juristët tonë të mëdhenj nga universitetet shtetërore dhe private.

Daut Dauti, kolumnë-“ Vox Populi partiak”, Dnevnik
Votimi i drejtpërdrejtë do ti zvogëlon lojërat brenda-partiake dhe gjatë kandidimit  për deputetë, prefektë, këshilltarë. Gjithsesi do të ketë konkurrencë, garë mes atyre që kanë ambicje që cilësitë e tyre ti vendosin në peshoren e anëtarësisë partiake.

Aljosha Simjanovski, kolumnë-“ Mungesë e autoriteteve politike”, Utrinski Vesnik
Nikolla Gruevski është shfaqje e autoritetit autentik politik, që është produkt i procesit demokratik të personifikimit në politikë.

Dimitar Grumar, kolumnë- “Lajkoje të afërmin tënd”, Dnevnik
Deri vonë kemi njohur dhjetë urdhrat e Zotit. Por, krijuesi i madhërishëm i botës virtuale e sjelli edhe urdhrin e njëmbëdhjetë: Krijo profil në Fejsbuk!

Sotir Kostov, kolumnë-“Salieri kundër Mocartit, e Vetius e diskualifikoi Dekartin”, Dnevnik
Kaloi koha e njëmendësisë kur garda e Kolishevskit e riorganizoi historinë tonë deri në shtrembërim, por kaloi edhe koha nga demokracia kur trashëgimtarët e gardës së vjetër Kolishevskiane ndryshonin Kushtetutë dhe flamur, e tentuan edhe me emrin Maqedoni.

Petrit Saraqini, kolumnë-“ Të paktën në diçka jemi të parët”, Sloboden Peçat
Apsurdet e fundit të Maqedonisë u vlerësuan si tregime për medalje ari- gjykatës pyesin se kush u ka dhënë të drejtën gazetarëve ta mbrojnë interesin publik.

Mitko Jovanov, kolumnë-“ Padrejtësia shkakton dhimbjen më të madhe në shpirt, ndjenja të urrejtjes dhe hakmarrjes”, Sloboden Peçat
Do të rritet numri i qytetarëve të cilët do të kërkojnë shtetësi të huaj ( me shpesh atë Bullgare) që të shpëtojnë nga padrejtësitë, e jo vetëm për shkak të ekzistencës. /Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button