Ronela Hajati: “Unë jam me pushime, dhe klipi do të dalë së shpejti” (Video)

Pas publikimit të lajmit që këngëtarja Ronela Hajati ka hasur në konflikt me skuadrën e menaxhimit dhe si pasojë do të anulohet videoklipi i “Tigër” i cili tashmë e disa ditë është paralajmëruar.

Ronela Hajati për Indeksonline ka thënë që ajo nuk dinë asgjë për këtë punë, madje ka thënë që për momentin është në pushime me nënë e saj.

Ndër të tjera këngëtarja ka thënë që së shpejti do të publikohet videoklipi dhe arsyeja pse nuk ka dal ende, ka qenë për shkaqe teknike nga ana e montazhës por që çdo gjë tjetër është në rregull dhe që ajo nuk ka njohuri për asnjë lloj mosmarrveshje.

Përndryshe traileri i këngës “Tigër” tash e disa ditë është i publikuar në kanalin YouTube.

Lajme të ngjashme

Back to top button