Arrest tridhjetëditor për tetovarin të dyshuar për vrasjen e vëllait të tij

Arrest tridhjetëditor i përcaktoi gjykatësi i Gjykatës Themelore të Tetovës J.I. (55) nga Tetova, i cili vetë u denoncua në polici si autor i vrasjes së vëllait të tij.

Këtë e vërtetoi zëdhënësi i SPB-së, Tetovë Marjan Josifovski.

“Paraprakisht SPB Tetovë kundër J.I. ka prashtruar denoncim si i akuzuar për vepër të kryer penale “vrasje” deri në Prourorinë Publike pas ngjarjs së djeshme në shtëpinë e përbashkët të dy vëllezërve në rrugën “Karaorman” në qytet. Gjatë zënkës, e cila shpejt doli nga kontrolli, J.I. me një goditje  me thikë në kraharor e vrau  vëllain e tij dy vjet më të vogël, dhe më pas vetë u paraqit në stacionin policor në Tetovë”, tha Josifovsi.

Gjatë ekspertizës, policia e ka gjetur thikën me të cilën me siguri është kryer vrasja. Pas urdhërit të prokurorit publik  është kryer autopsia e trupit të së ndjerit.

Pas vendimit për tridhjetë ditë arrest, J.I. është dërguar në Burgun hetimor – Shkup në Shuto Orizarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button