Prokurori special publik thuajse i zgjedhur, pritet vetëm të votohet?

Rrethi i kandidatëve për prokuror special publik është ngushtuar dhe pritet që ai në kohë të emërohet, mëson “Meta” nga partitë politike që janë në grupet e punës për Marrëveshjen e Przhinos. Sipas Marrëveshjes, personi që do ta merr këtë funksion duhet të merr lejen e katër partive politike.

Se emërimi i prokurorit special publik është kah fundi, konfirmojnë edhe deklaratat e fundit të liderëve të LSDM-së dhe VMRO DPMNE-së, Zoran Zaev dhe Nikolla Gruevski.

Zaev dje për “Utrinski vesnik” deklaroi se deputetët e LSDM-së më 1 shtator do të ndërpresin bojkotin dhe do të kthehen në Kuvend dhe shtoi se “Marrëveshja e Przhinos od të rezultoj me sërë propozimesh ligjore që LSDM do t’i votoj”.

“Më 1 shtator kthehemi për ta miratuar ligjin për prokurorin special në bazë të cilit do të emërohet prokurori special. Ky ligj është kyç në tërë procesin sepse prej përmbajtjes së tij dhe kompetencës do të varet edhe kandidati i cili do të zgjidhet në këtë post” ka deklaruar Zaev për.

Siç shkruan gazeta, Zaev nuk ka dashur t’i njoftoj emrat e ekspertëve juridik që për opozitën do të ishin të pranueshëm për postin e prokurorit special. Ai ka deklaruar se prokurori special publik duhet të jetë përzgjedhje e përbashkët e katër partive politike, dhe për këtë s’mund të spekulohet para kohe me emra konkret.

Ndërsa Gruevski këtë fundjavë deklaroi se nëse opozita është konstruktive, në kohë do të përfundoj procesi për emërimin e prokurorit special publik dhe përbërjes së KSHZ-së.

Ndërkaq, kthimi i LSDM-së në Kuvend është pjesë e marrëveshjes që katër liderët, Nikolla Gruevski, Zoran Zaev, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi e arritën nën patronazhin e komunitetit ndërkombëtarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button