Babai dhe i biri, nuk arrijnë t’i mbijetojnë helmit të kërpudhave

As babai dhe as i biri, nuk arritën t’i mbijetojnë betejës së  rëndë kundër helmit  të kërpudhave. Babai dhe djali nga familja tetë anëtarësh nga Tetova, kanë vdekur si pasoj e helmimit nga kërpudhat gjatë javës së kaluar, njofton portal “Zdravstvo24”.

Nga Klinika e Toksikologjisë në Shkup, kanë deklaruar se të ndjerit , babë e birë, kanë pasur dëmtime serioze në mushkërinë e zezë. Ata kanë qëndruar në Klinikën e Toksikologjisë në Shkup gjashtë ditë, por nuk kanë arritur t’i mbijetojnë helmimit nga kërpudhat.

Mjekët e Klinikës, theksojnë se kanë bërë gjithçka që të mbajnë në jetë, por ata nuk kanë reaguar ndaj asnjë terapie mjekësore.

Gjashtë anëtarët e tjerë të familjes nga Tetova, në mesin e të cilëve edhe një fëmijë pesë muajsh, po shërohen me sukses. Kjo familje, gjatë të dielës së kaluar ka ngrenë një prej kërpudhave më helmuese “ Amanita Virosa”, e cila ngjanë me kërpudhat “Shampinjoni”.

Lajme të ngjashme

Back to top button