Shqiptarët në Maqedoni janë popull pa sovranitet

Fjala sovranitet, në thelb do të thotë: autoritet, sundim ,rregull dhe force. A kanë vallë shqiptarët autoritet  në shtetin ku  paguajnë taksat dhe tatimet? A e sundojnë  dhe a e kontrollojnë vallë rregullimin shoqërar shqiptarët në vendin ku jetojnë? A janë vallë superior në force ekonomike politike, ushtarake dhe policore? A e kontrollojnë vallë shqiptarët teritorin ku jetojnë? A e kontrollojnë vallë shqiptarët e Maqedonisë sigurinë e vetë në shtet? A i kontrollojnë vallë finansat, shëndetin dhe ujnat e vetë. A i kontrollojnë vallë policinë , ushtrinë dhe shërbimet secret ? (vetëm për të mare një çertifikatë sigurie nga shërbimet secret (drejtoria e pestë), shumë shqiptarëve u ka kaluar mandati si deputet).

Në rast se pjestari i një populli nuk ka sovranitet kolektiv, a ka vallë ai individ pavarësi individuale?

Luigji I XIV,  gjatë shekullit të XVII thoshte: unë jam shteti, ndërsa Zhan Zhak Ruso ia këthente: Sovraniteti është public. Mbreti Luigji i XIV thoshte: unë jam dielli, kurse ky Hitlerthi i jonë i vogël-Gruevski,  është duke na thënë : unë jam shteti dhe ai që vendos për fatin tuaj dhe,  me të vërtrete është ashtu. Pushteti  i Gruevskit është absolute.Ai nuk e respekton as jetën dhe as pronën e shqiptarëve. Ai  zhgërryhet nëpër oboret e shqiptarëve si deri në oborin e vet. Njëherë shkak është ,,terorizmi”, radhën tjetër ,,fundamentalizmi fetar”, po përse jo edhe ,,fundamentalizmi  kombëtar”.

Në Maqedoni funksionon sistemi anglez i shekullit të XVIII, që quhej: Monarku (kryeministri Gruevski) në Parlament. Kjo gjendje vërtetohet me faktin se në Parlamentin e vendit, suksesi i amendamenteve të opozitës mundet të matet me promilë. Jo që nuk kalojnë amandamantet e opozitës, në Parlamentin e Maqedonisë nuk kalojnë as edhe Amandamentet e partisë shqiptare në pushtet. Shumë shpesh ndodh që partia shqiptare në pushtet të veprojë si opozitë. Ka mundësi që kjo është edhe një nga strategjitë e shumta të partisë shqiptare në pushtet për ti hedhur pluhur syve elektoratit të vetë.

A kanë vallë sovranitet shqiptarët në maqedoni , dhe a u takon sovraniteti zgjedhësve shqiptarë, kur nga njëzet postet më të rëndësishëm në vend , asnjëri nuk udhëhiqet nga shqiptar. Që nga ndarja e Maqedonisë nga ish Jugosllavia,  shqiptarët nuk kanë pasur asnjëherë ktyetar shteti, Kryeministër,  Kryetar parlamenti,  Minister të finansave, Minister të brendshëm, Minister të jashtëm, Guvernator të bankës popullore, Drejtorin e Entit republican statistikor (aty ku  na përcaktohet numri,  përqindja dhe eardhmëria ne shqiptarëve), dretor të Komisionit shtetëror të zgjedhjev, Drejtor të shërbimeve sekret, Kryetar të Akademisë së shkencave, Dekan të Universitetit shtetëror në Shkup, Drejtor të teatrit, operas dhe baletit, Kryetar të lidhjes të shkrimtarëve dhe, Drejtor të institutit demografik, i cili bashkë me Akademinë e shkencave  janë duke e vazhduar proektin e Garashaninit dhe Çubriloviçit për shpernguljen e shqiptarëve nga trojet e veta në Serbi, Kosovë, Maqedini dhe Mal të Zi. Janë edhe disa dhjetra poste të tjerë me peshëqë shqiptarët as që e dine se ku ndodhen. E  gjithë kjo ndodh për shkak se ne kemi një klasë politike  kuislinge, natyrisht me disa përjashtime.

Ndodh ndonjëherë që shqiptarët të kenë ndonjë ministri  më me vlerë, mirëpo,  Ministër i arsimit emërohet ndonjë mjek, ose ndonjë inxhiner ne shkollë të lartë të xehtarisë, edhe pse një minister jokompetent  i arsimit nuk e njeh asnjë normë pedagogjike, metodike ose didaktike. Edhe pse shqiptarët  gjatë çdo mandati i kanë nga pesë ministra, ata janë ministra kukulla, pasi të gjithë drejtorët e sektorëve (me ndonjë përjashtim të vogël) janë joshqiptarë. Ata i sabotojnë duke mos i ushqyer me informata. Më mire do të ishte shqiptarët të marin tre sektorë-nga 10-15 sa janë në një ministri, se sa një minister. Jemi dëshmitarë, kur në një takim me vlerë,  në vend të ministrit shqiptar flet zëvendës ministri , ose sekretari I ministrisë, i cili është maqedonas.

Në rast se ne shqiptarët në Maqedoni jemi popull Sovran, a nuk na takon vallë edhe teritor ku do të kishim mundësi ta ushtrojmë sovranitetin tone. Ne e kemi territorin tone, dhe aty duhet ta gëzojmë sovranitetin. Në jemi duke u llogaritur si një popull me sovranitet, por  në egzil. Dmth, ne duhet ti gëzojmë të drejtat e një sovrani në egzil. Vetë Kushtetuta e Maqedonisë ne shqiptarët na llogarit si një popull në egzil, pasi ne llogaritemi pjesë e popullit shqiptar, që jetojmë jashtë shtetit amë. Ne nuk quhemi as popull e as populssi (si në komunizëm).  Çfarë do të ndodhte në rast se na nxjerin nën 20 përqind. Ne të gjitha të drejtat i kemi falë 20 përqindshit. Ne në Kushtetutë nuk përmendemi as si popull dhe as edhe si popullsi. Sipas Kushtetutës ne jemi populli 20 përqind.

Në rast se shqiptarët në Maqedoni do të ishin popull Sovran,  nuk do tu shetisnin forcat special nëpër obore sikur të ishin kopshtet e tyre personal. Nuk do të demolonin pronat e shqiptarëve derisa, Ministri i drejtësisë dhe zv. Ministri i punëve të brendshme janë shqiptarë dhe, të gjitha ekspeditat ndëshkuese I kanë zënë në gjumë.

Sovranitet do të thotë ta sundosh vetveten. A jemi vallë ne shqiptarët duke e sunduar vetveten. Edhe fëmijët e djepit e dinë se ne jemi të sunduar, përveç  pushtetarëve- tenderbegasve. Ne nuk jemi vetëm të sunduar, ne jemi të shtypur , të diskriminuar dhe të poshtëruar. Ekspeditat e shpeshta policore kanë vetëm një qëllim. Të mbjellin tmerr në populatën shqiptare që të shpërngulet nga trojet e veta. Përse ndodh terror kundër shqiptarëve në lagjën Nerez ,  Radishan dhe Karposh të Shkupit. Ka vetëm një arsye. Të shpërngulen shqiptarët nga ato lagje. Populli Sovran-maqedonas , po ia arin qëllimit. Të gjithë bizneset e shqiptarëve u shpërngulën nga Karposhi. U shpërngulën të gjitha  familjet shqiptare që nuk i mori në mbrojtje askush  nga  Radishani I Shkupit. Nuk i pamë asnjëherë Forcat special të policisë të arrestojnë ndonjë narko-bos, ose ndonjë makro të prostitucionit. Ne jemi dëshmitarë që biznesi i drogës dhe i prostitucionit po lulëzon në vend.

Çdo popull është sovran. Sovranitetin e garanton shteti, Konfederata (e drejta për shkëputje), federalizimi (bashkësi e dy,  ose më shumë njësive federative, ku secila njësi federative do ta ketë Parlamentin dy dhomësh dhe Qeverinë e vetë), autonomia dhe kantonizimi. Federalizimi është forma më e kapshme për momentin për ti zgjidhur shumë probleme në vend. Fedralizmi kanadez, është i përafërtë me realitetin në Maqedoni. Ai është një sistem vlerash, i cili u mundëson popujve të ndryshëm në Kanadatë të jetojnë në harmoni me diversitetin e vlerave të tyre.

Për të jetuar në harmoni, me diversitetin e vlerave të popujve në Maqedoni, duhet të ndryshojë Kushtetuta, e cila nuk është  as Kuran, as Tallmud, e as Bibël (shumë shtete bëjnë ndryshim të Kushtetutës pothuajse çdo vit, shkaku i ndryshimit të realitetit).  Problem i madh është ndryshimi i mentalitetit hegjemon të pushtetarëve maqedonas, të cilët shqiptarët po i trajtojnë si  dhen. Rjep, qeth, mer qengjin dhe në fund lëkurën në tra. Në këtë shtet të shpifur çdo individ mundet të jetë viktima e rradhës e ,,luftës kundër fundamentalizmit islam”. Maqedonasit duhet ta ndryshojnë mentalitetin derisa shqiptarët në Maqedoni nuk kanë vare nëpër obore, nëpër kodra dhe nëpër fusha, sikurse që ka ndodhur në Kosovë….

Se cilën rrugë do ta zgjedhin shqiptarët për të qenë sovran, varet vetëm prej vetë shqiptarëve. Në rast se nuk e dinë,  le të shkojnë në edukim te Populli Zullu në Afrikën e Jugut.  Por, përpara se ta zgjedhin rrugën e vërtetë, le ti largojnë nga skuadrat drejtuese individët që dinë të japin vetëm autogola, që dinë ta rregullojnë rezultatin për ta marë përqindjen e vetë nga bastorja-Parlamenti. Le ti largojnë nga skena politike, injorantët dhe tenderbegasit. Ky popull ka vlera.

Lajme të ngjashme

Back to top button