Zyrtarët duhen kritikuar për postet jo për bindjet personale

[Recension: Për çka lutet Behixhudin Shehapi në Shipkovicë?]

Besimi dhe kryerja e riteve fetare janë çështje shumë personale për të cilat nuk jepet dhe nuk kërkohet llogari nga njerëzit. Lutjet e një funksionari në asnjë mënyrë nuk përbëjnë lajm dhe nuk mund të transmetohen në mënyrë tendencioze.

Për çka lutet Behixhudin Shehapi në Shipkovicë    Ditari.mk   Rigjistri i lajmitLinku deri te artikulli origjinal: Për çka lutet Behixhudin Shehapi në Shipkovicë?

Data dhe koha e publikimit:

Data e recensionit: 08.08.2015

Recensues: Benjamin Arifi

Interpretimet e sjelljeve të funksionarëve në forma tendencioze nuk i përputhen me raportimi profesional. Lutjet si gjest personal janë çështje e individit. Kurse pyetjet e shtruara të një individi zyrtar duhet të kenë të bëjnë rresh funksionit të tij dhe sa kontribuon një zyrtar për tejkalimin e situatave të caktuara.

Behixhudin Shehapi sot ka qëndruar në Shipkovicë si delegacion i OH “El Hilal” ku shprehi ngushllime banorëve të Shipkovicës veçanërisht familjarëve të viktimave që pësuan tragjikisht nga përmbytjet.

Por interesante është se Behixhudin Shehapi shihet duke u lutur në vend publik mbi gërmadhat me gurrë në Shipkovicë.

Në fakt lutjet fetare në vendin e ngjarjeve tragjike jo vetëm që nuk janë interesante, por janë shumë të zakonshme për të gjithë. Në fotografinë që shoqëron lajmin shihet se edhe shumë persona të tjerë përveç Shehapit po luten për viktimat në vendin e katastrofës natyrore, ndërsa komentimi dhe interpretimi vetëm për një individ, e bënë tekstin tendencioz dhe aspak profesional.

Në pjesën tjetër të tekstit, autori shtron një tjetër dilemë jo relevante dhe aspak legjitime, për përmbajtjen e lutjeve të Shehapit.

Për çka është lutur nuk arrimë të kuptojmë por i rikujtojmë Shehabit se lutjet janë vonë, sot duhet ndihmë.

Gjykimi i veprimeve të natyrës personale është qasje aspak profesionale nga ana e medias. Gjërat e tilla nuk kanë të bëjnë asgjë me interesin e përgjithshëm shoqëror dhe nuk duhet të jetë objekt trajtimi në media. Të paktën, jo në mënyrë të tillë tendencioze dhe paragjykuese.
Gazetari me shumë të drejtë mund të shtronte pyetje rreth aktiviteteve që lidhen me postin e tij dhe çfarë do të ndërmarrë ai, por jo të interpretojë sjelljet e tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button