Barcelona triumfon në finalen e Superkupës (Video)

Barcelona ka fituar Superkupën e Evropës në një natë magjike kundër Sevillës, të cilën e mposhti me rezultat 5:4, por vetëm gjatë kohës shtesë, pasi koha e rregullt kishte përfunduar baras 4:4.

Heroi i kësaj mbrëmje ishte sulmuesi Pedro Rodriguez, i cili në minutën e 115’ shënoi golin e 5’të dhe të fitores.

Të parët në epërsi kaluan Sevilla, ishte Ever Banega ai që shënoi për 0-1 menjëherë në minutën e tretë.

Gëzimi i tyre nuk zgjati shumë pasi Lionel Messi brenda 10 minutave shënoi dy gola të ngjashëm nga gjuajtja e lirë për ta kaluar në epërsi Barcelonën.

Para se ekipet të shkojnë në pushime, Barca shënoi sërish, kësaj radhe ishte mesfushori Rafinha, i cili në minutën e 44’ shënoi për 3-1.

Me të filluar pjesa e dytë në minutën e 52’ Luis Suarez shënoi për 4-1. Kur u mendua që përfundoi gjithçka sa i përket fituesit në këtë takim, kështu nuk mendoi Sevilla e cila deri në fund të kohës së rregullt shënoi plot 3 gola për ta barazuar rezultatin në 4-4, golashënues ishin Jose Antonio Reyes, Kevin Gameiro dhe Yevheniy Konoplyanka.

15 minutat e para të kohës shtesë nuk dhuruan asnjë gol edhe përkundër se dyja skuadrat rrezikuan portat kundërshtare.

Por në 15 minutat e fundit Barca u tregua shumë më e rrezikshme teksa shënuan edhe golin e fitores, ishte Pedro Rodriguez ai që shënoi për 5-4 në minutën e 115’, derisa kishte hyrë në lojë në minutën e 93’.

Me këtë rast Barca e nisi sezonin 2015/16 me titull duke fituar kështu Superkupën e Evropës, derisa njëherit ky ishte titulli i katërt për Barcën në vitin 2015.

Lajme të ngjashme

Back to top button