Tetovë, vëllai vret vëllanë
Një person ka therur me thikë vëllanë e tij, i cili më pas ka ndërruar jetë. Vrasja ka ndodhur pas një zënke mes tyre në shtëpinë e tyre, rreth orës 13:00 në Tetovë.
Sipas informacioneve të para 55 vjeçari me thikë e ka therë vëllanë e tij, i cili ka qenë dy vite më i ri se ai.
I plagosuri menjëherë është dërguar në spital mirëpo për shkak të plagëve serioze ka ndërruar jetë. Vrasësi vetë është paraqitur në policinë e Tetovës.