Brenda 12 orëve shtatë herë zjarrfikësit intervenuan në Kumanovë

Pothuajse nëntë orë, 15 zjarrfikës nga Kumanova me tre automjete të zjarrfikësve dje kanë shuar një zjarr në pyllin me dushk.Pothuajse nëntë orë, 15 zjarrfikës nga Kumanova me tre automjete të zjarrfikësve dje kanë shuar një zjarr në pyllin me dushk në zonën e fshatit Orashac të Kumanovës, kumtoi sot QRMK. Ende nuk është konfirmuar sipërfaqja e cila është përfshirë nga zjarri dhe dëmi i shkaktuar material.

Zjarrfikësit e Kumanovës me sukses e kanë shuar zjarrin në periudhën nga ora 10:55 deri në orën 21:50. Zjarrfikësit dje në dy raste kanë shuar zjarr edhe në varrezat myslimane në Kumanovë. Për herë të parë një orë e kanë shuar zjarrin me të cilin ishte përfshirë bari i thatë me një automjet të zjarrfikësve dhe katër zjarrfikës, në periudhën nga ora 9:20 deri në orën 10:20, ndërsa hera e dytë që dy zjarrfikës e kanë shuar zjarrin për kohë më të shkurtë nga ora 11:10 deri në orën 11.35. Zjarrfikësit dje pothuajse tre orë nga ora 13:00 deri në orën 15:50 kanë intervenuar edhe në automjetin motorik të djegur në pikëpagesën Ramanli.

Njëkohësisht është shuar me një automjet të zjarrfikësve dhe tre zjarrfikës në periudhën prej ora 13:00 deri në orën 15:30. Bari i djegur i thatë dhe pylli me drunj të shkurtër dje është djegur në lëvizje nga fshati Brazk drejt fshatit Ramanli. Me dy automjete të zjarrfikësve, pesë zjarrfikës e kanë shuar zjarrin në sipërfaqen ende të pakonfirmuar.

Nga ora 20:15 deri në orën 20:45 një automjet me tre zjarrfikës arritën ta lokalizojnë zjarrin e barit të thatë te thertorja “Demi i Zi” në zonën e Kojnares së Kumanovës. te hoteli i njohur “Ku-Ba” gjithashtu është djegur bari i thatë të cilin tre zjarrfikës me një automjet arritën që ta lokalizojnë për një orë nga ora 21:00 deri në orën 22:10.

Lajme të ngjashme

Back to top button