USSH: Komitët dëshmuan mungesën e nderit dhe moralit

Huliganët maqedonas po dëshmojnë se morali dhe nderi për to është i huaj, reagojnë nga Unioni Studentor Shqiptar pas rahjeve në ndeshjen e futbollit në Shkup. Në vend se të gjithë të rinjtë të punojnë në drejtim të afrimit të zbutjes së dallimeve, incidenti i fundit dëshmon se përsëri mjafton një brutalitet nëpërmjet të cilit do të rëndohet gjendja edhe ashtu e brishtë ndërnacionale.

Unioni Studentor Shqiptar vlerëson se ky akt qyqar ndaj shqiptarëve të pafajshëm e posaçërisht ndaj grave dhe fëmijëve krijon dyshime se kjo bëhet për të krijuar frikë, jo rahati dhe tensione.

Pasiqë kjo nuk është hera e parë, ne jemi të vetëdijshëm që ky fenomen vazhdon dhe do të vazhdojë të përsëritet kohë pas kohe me çrast huliganët maqedonas targetojnë dhe rrahin shqiptarët, ndërsa institucionet apelojnë për zbardhje të rasteve dhe në fund bëhemi dëshmitarë të teatrit politik pa arrestime ose me arrestime falso ose edhe më keq siç edhe ka qenë shprehi e pushtetit në të kaluarën, shqiptarët të jenë edhe viktimë e huliganëve poashtu edhe viktimë e pushtetit.

Unioni Studentor Shqiptar dënon çdo lloj dhune ndaj rinisë që bëjnë tifo nëpër ndeshjet futbollistike, si dhe apelojmë deri tek institucionet që ky rast të mos mbetet vetëm edhe një rast i pa zgjedhur gjithnjë shkaku se ushtruesit e dhunës kanë qenë huliganët maqedonas ndërsa viktimat shqiptarë të pafajshëm.

Në të njëjtën kohë apelojmë deri te qytetarët që të mos bëhen pjesë e provokimeve nga grupacionet e ndryshme huligane që vetëm duan nënçmimin e shqiptarëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button