Shikojeni rikthimin e Ibrahim Rugovës në Kosovë, në kohën e euforisë së UÇK-së

Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova do të kthehej në Kosovë disa javë pas përfundimit të luftës. Rugova gjatë luftës me familjen e tij kishte qëndruar në Itali, ndërsa në korrik të vitit 1999 do të kthehej në Kosovë, ku gazeta Blic do t’ju sjell pamjet e kthimit të tij. Përkundër sulmeve që iu bënë nga rivalët politik, sidomos nga partitë e dala nga Lufta e UCK-së, ai do t’i fitoj zgjedhjet lokale të vitit 2000, pastaj ato parlamentare të vitit 2001, e kështu me radhë, raporton Gazeta Blic.

Rugova përkundër që iu eliminuan disa nga bashkëpunëtorët më të ngushtë, ai derisa ishte gjallë, arriti t’i fitoj të gjitha zgjedhjet.

Me vdekjen e tij, LDK do të ndahet në dysh, dhe kësisoj më 2007, PDK e Hashim Thaçit do të kthehet si partia më e parë në Kosovë, e cila tash e 8 vjet, vazhdon të triumfoj.

Lajme të ngjashme

Back to top button