Kujdes me ilaçet në verë

Studjuesit këshillojnë që ata persona të cilët marrin një sasi të lartë medikamentesh gjatë verës të përpiqen t’i rrallojnë.

Një studim në SHBA këshillon të sëmurët, që të konsultohen me mjekët për uljen e sasive të ilaçeve, pasi në temperatura të larta mund të bëjnë reaksion.

Gjithashtu nëse pini shumë ilaçe atëherë rritet rreziku që ato të mos bëjnë efekt.

Kjo pasi organet e trupit, në temperatura që i kalojnë 35-40 gradë, mund të mos jenë të afta të reagojnë ndaj shumë ilaçeve. Studjuesit këshillojnë edhe mjekët që të mos lëshojnë receta më shumë ilaçe, sidomos për të moshuarit, që mund të jetë shtresa që preket më shumë.

Lajme të ngjashme

Back to top button