Bexheti: Qeveria po futet borxh për zgjedhjet

Akademik Abdylmenaf Bexheti në një intervistë për REL theksoi ndërmjet tjerash se rebalanci i buxhetit nuk e ka synim ekonominë e Maqedonisë, por zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Në rebalanc janë parapa edhe borxhe të reja. Duke e pasur parasysh se po vijnë zgjedhjet, a nënkupton se çështja e rebalancit të buxhetit do të përdoret për qëllime politike partiake?

“Gjithsesi se mund të vërehet ai dimension dhe ajo që është më e keqja se një pjesë nga borxhi që është parapa për tregun e jashtëm, po transferohet për tregun e brendshëm të kapitalit. Ky është absorbim i mjeteve të lira të bankave afariste.  Kjo në një formë në mënyrë indirekte paralajmëron se do të ulen ose pritet që të ulen paratë tek potenciali kryesor për kreditimin e sektorit real dhe ekonomisë që ende më shumë i shton mëdyshjet për realizimin e aktiviteteve ekonomike”, deklaroi Bexheti.

Lajme të ngjashme

Back to top button