Është gjuajtur me gurë një tren në Shkup, një person është lënduar

­ Një banor i Prilepit N.G.(1991) mbrëmë rreth orës 22:00 është lënduar pasi që treni i cili ka qarkulluar drejt Shkupit, është gjuajtur me gurë nga një person i panjohur.

Ashtu siç informojnë ngs MPB, mbrëmë në orën 22:00 pas nisjes së trenit nga stacioni hekurudhor Lisiçe në drejtim të stacionit hekurudhor Shkup, më saktë në hyrjen e stacionit hekurudhor Shkup, në afërsi të drejtpërdrejtë të ndërtesave në rr. “Mihail Çakov” nga parku para ndërtesave, nga ana e një personi të panjohur është gjuajtur me gurë treni udhëtues nr. 644, i cili qarkullon në relacionin Manastir­Shkup me garniturë motorike numër B 716­107 pronësi e Hekurudhave të Maqedonisë.

Nga gjuajtja me gurë, ashtu siç qëndron në kumtesën e MPB­së, është thyer një dritare, me ç’rast është lënduar udhëtari N.G. (1991) nga Prilepi, i cili me automjetin e ndihmës së shpejtë është dërguar në Qendrën urgjente “Nëna Terezë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button