Arbitri i një ndeshjeje futbolli rreh lojtarët në fushë (Video)

Ka qenë një arbitër shumë nevrik ai në fushën e futbollit gjatë një ndeshjeje të ligës së Kuvajtit.

Saad Fadli ka dhënë një penallti në favor të skuadrës Al Arabia, dhe e ka parë veten të rrethuar nga futbollistët e skuadrës kundërshtare të Al Naser që s’kanë qenë aspak dakord me vendimin e tij.

Ulërimave të futbollistëve arbitri i është kundërpërgjigjur duke goditur fillimisht me shpullë një futbollist që kishte pranë dhe më pas i ka dhënë një shkelm një tjetri që vazhdonte ende të këmbëngulte kundër dhënies së penalltisë.

Por ngjarja nuk ka përfunduar me kaq pasi ai ka përjashtuar me karton të kuq një futbollist tjetër të Al Naser si dhe një nga drejtuesit e skuadrës që ndodhej në Pankinë. Më pas arbitri është qëlluar nga një futbollist i tretë, gjë që e ka nervozuar dhe më shumë duke e bërë që të japë një tjetër karton të kuq.

Lajme të ngjashme

Back to top button