Faqja e internetit e NSA-së jashtë përdorimit

Faqja e internetit e Agjencisë Kombëtare amerikane të Sigurisë (NSA), www.nsa.gov, ka dalë jashtë përdorimit dhe nuk është e arritshme pasi, sipas disa konfirmimeve të shpërndara nëpërmjet rrjetit social, Twitter, është sulmuar nga grupi i njohur i hackerave ”Anonymous”.

”Faqja jonë e internetit është jashtë përdorimit dhe ne po bëjmë gjithçka që ajo të bëhet e përdorshme”, deklaroi zëdhënësja e NSA-së, Vanee Vines.

Megjithatë, duket se problemi ka ardhur nga mbingarkesa e klikimeve për këtë faqe interneti.

Nuk ka ende asnjë konfirmim se kjo faqe është sulmuar nga ”Anonymous”. 

Faqja publike në Internet e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA) së Shteteve të Bashkuara është ripërtrirë pas disa oresh.
Agjencia NSA i ka hedhur poshtë pretendimet se i ishte nënshtruar një sulmi të hakerëve, duke thënë se faqja në Internet, nsa.gov, ishte ballfaquar me probleme për shkak të një gabimi gjatë përditësimit të sistemit.

Kjo faqe synon dhënien e informacioneve për opinionin e gjërë lidhur me agjencinë NSA. (BW)

Lajme të ngjashme

Back to top button