Thaçi: Për përmbytjet në Tetovë përgjegjëse janë institucionet e BDI-së (VIDEO)

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi dje pas takimit me ambasadorët Bejli dhe Orav në prononcim për media komentoi aksionin policor në Gazi Babë. Ai bëri thirrje që ligji të respektohet dhe të jetë i barabartë për të gjithë. Ndërkaq, duke komentuar përmbytjet në Tetovë, Thaçi deklaroi se përgjegjëse janë institucionet e BDI-së:

“Nuk kam shumë informacione, është një çështje që e biseduam, duhet të respektohet ligji, qytetarët të jenë të barabartë para ligjit, të mos bëhen keqpërdorime. Ditët në vijim do të informohemi më shumë…Unë nuk shkova fare. Kjo është pallavër, liderët politik shqiptar. I jep 150 mijë vota Ali Ahmetit, çon në pushtet Ali Ahmetin, jep 25 mijë vota Ali Ahmetit në Tetovë, pastaj barazoi liderët politik. Unë nuk jam prej liderëve që shkoj të fotografohem në fatkeqësitë e dikujt, as në varrimet e dikujt. Fajtor është ai që është në qeverisje dhe ai që ka pushtetin lokal. Nuk mund liderët politik të shkojnë me duar ti heqin gurët, janë institucionet që drejtohen nga kuadro të BDI-së. BDI duhet të jap llogari përse Tetova nuk ka minimumin e financimit të qeverisë këto dy vite, 500 mijë euro donacion prej qeverisë së Maqedonisë kur ishte PDSH-ja në qeveri në 2005-tën për ta pastruar shtratin e lumit Shkumbin. Këtë situatë qeveria duhet ta zgjidh urgjentisht, dhe jo të vijnë të bëjnë marketing politik nga kryeministri deri te Ali Ahmeti”, deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button