Tragjedi në koncertin e Drake

Dy persona janë qëlluar për vdekje dhe tre të tjerë janë plagosur në Toronto të Kanadasë pas një sherri të ndodhur në një koncert të Drake.

Policia është lajmëruar mëngjesin e së martës në klubin “Muzik” pas të shtënave që kanë nisur dhe sherrit që ka vazhduar edhe në rrugë. Nuk dihet nëse Drake ka qënë i pranishëm në klub gjatë këtij incidenti, transmeton Top Channel.

Sipas policisë, viktimat janë një djalë 20 vjeç dhe një vajzë 30 vjeç, por policia shton se mund të ketë edhe persona të tjerë që janë plagosur, por që nuk kanë dashur të kontaktojnë policinë.

Lajme të ngjashme

Back to top button