Kremlini mohon se Putin ka cilësuar si diktator presidentin Erdogan

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov ka mohuar pretendimet se presidenti rus Vladimir Putin ka thënë fjalë të ashpra ndaj Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, raporton Anadolu Agency (AA).

Peskov i pranishëm me anë të telekonferencës në një takim informativ i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Pestok tha se lajmet në disa faqe të internetit se Putin ka thirrur në zyrën e tij Ambasadorin turk në Moskë Umit Yardim dhe i ka shprehur atij se presidenti Erdogan është një diktator nuk janë të vërteta.

Peskov ka theksuar se Putin nuk ka thërritur ambasadorin në zyrën e tij dhe se nuk ka një fjalim të tillë siç pretendohet.

Zëdhënësi Peskov duke mohuar gjithashtu lajmet se “Bashar Asadi, ka kërkuar nga Putin që të dërgojë ushtrinë ruse në Siri”, është shprehur se në një çështje e tillë nuk qëndron në agjendën e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button