U hodh gurthemeli i xhamisë së re në Borinë të Prilepit

Dje, Kryetari i BFI-së H. Sulejman ef. Rexhpi i shoqëruar nga sekretari gjeneral Irsal ef. Jakupi,  muftiu i Tetotës dr. Qani ef.  Nesimi, muftiu i Gostivarit H. Shaqir ef. Fetahu, muftiu i Kërçovës H. Murat ef. Huseini, muftiu i Manastirit h. Pëllumb ef. Veliu, muftiu i Velesit h. Adem ef. Coreski , bashkë me kryetarin e Komunës së Krushevës z. Gjorgji Damçevski e në prani të një numri të madhë të musafirve, hodhi gurthemelin e xhamisë së re në fshatin Borinë, që shtrihet në territorin e Myftinisë së Prilepit.

Manifestimin e hapi me disa ajete kur’anore muftiu i Gostivari hfz. Shaqir ef. Fetahu, mandej fjalën e rastit e pati muftiu i Prilepit, Shefket Imeroski i cili falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre masovike.

Të pranishmëve ju drejtua edhe  kryetari i Krushevës z. Damjanoski, i cili falenderoi këshillin iniciues dhe Muftininë për ftesën që ia kishin bërë dhe premtoi që gjithmon do të jetë në mesin e popullatës për t’ju ndihmuara pavarësisht nacionalitetit të tyre.

Ndërsa fjalën kryesore e pati kryetari i BFI-së H. Sulejman ef. Rexhepi i cili shprehi falënderimet e përzemërta për pritjen si dhe për tubimin e masës së gjërë me rastin e një akti shumë sublime, siç është hedhja e gurit themeltar të një xhamie. Efendi Rexhepi, veç tjerash tha se “Muhamedit a.s. ka thënë: “ Kush ndërton një xhami në tokë Allahu do t’ia ndërton një pallat në xhenet”! Duke u bazuar në këtë hadith, të gjithë ata që do të kontribojnë në ndërtimin e kësaj xhamie, ishalla Zoti i shpërblem me shpërblimet e Tij të pakufijshme. Dhëntë Zoti dhe në këtë Shtëpi të Tij kultivohet islami burimor i cili na bën krenar që jemi pjesëtar të kësaj feje. Islami është fe e tolerancës, bashkëjetesës dhe assesi nuk ka lidhje me ekstremizëm dhe radikalizëm. Ngelem me shpresë se,  shumë shpejtë do të vie dita kur edhe do ta bëjmë hapjen solemne të kësaj xhamie. Zoti ju bekoftë me të mirat e tij”, tha veç të tjerash Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi.

Ky çast shpirtëror u përmbyll me një ashere nga shefi i kabinetit të kryetarit të BFI-së Muzemil Osmani, ndërsa duanë e bëri Muftiu i Tetovës dr. Qani ef Nesimi.

Lajme të ngjashme

Back to top button