Milloshoski sërish në shënjestër të Athinës

Ish ministri i jashtëm maqedonas Antonio Miloshoski për Grekës përsëri halë në sy. Mediat dhe politikanët grekë dënojnë provokim e ri të Milloshoskit, këtë herë për fjalimin e tij të diasporës në Ontario, Kanada pranë hartës së “Maqedonisë të Madhe”, e cila shtrihet deri në Olimp dhe Halkidiki.

Për aktivitetin e ri Milloshoskit doli me deklaratë përgjegjësi për politikë të jashtme të Demokracisë së Re (Nea Demokratia) Kostas Tasulas, duke e akuzuar ish ministrin e jashtëm për provokim kundër Greqisë. Tasulas  apeloi që të reagoi edhe qeveria e Sirizës dhe “Grekët e Pavarur” dhe të mos lejojnë që kriza ekonomike të ndikojë në anulimin e pozicioneve greke në çështjet e politikës së jashtme. Sipas Tasulas, pasiguria e madhe e krijuar për të ardhmen e Greqisë dhe pozitën e saj në BE për shkak të krizës financiare filloi të ndikojë dhe në politikën e jashtme greke.

“Përtej nënvlerësimit të përgjithshëm të vendit tonë në rrethana ndërkombëtare, muajt e fundit janë rritur ndjeshëm provokimet nga vendet fqinje dhe qeveria në krye me Sirizën dhe “Grekët e Pavarur” dërgon mesazhe se kriza ekonomike nuk përfshin ndonjë rregullim apo disponim për të hequr dorë nga pozita në politikën e jashtme. Një shembull i kohëve të fundit i një provokimi të tillë ishte në Ontario, Kanada, ku nënkryetari i Parlamentit në Shkup, Milloshoski iu drejtua  diasporës ku pas tij ishte harta e “Maqedonisë së Madhe”, e cila mbulon territoret greke në veri “, thuhet në reagimin e Tasulas i cili kërkon qëndrueshmëri të mprehtë nga qeveria greke për ngjarje të tilla, të cilat janë konsideruar si një provokim dhe sulmojnë pozicionet greke.

Lajme të ngjashme

Back to top button