Berisha: Osama bin Laden nuk ka ardhur kurrë në Shqipëri

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar menjëherë pas publikimit të lajmit se ai është takuar në Tiranë me Osama bin Laden. Nëpërmjet një postimi në facebook, ish-kryeministri Berisha e ka përgenjeshtruar këtë lajm duke u shprehur se, “Osama bin Laden nuk ka ardhur kurrë në Shqipëri”.

Sipas tij, pretendimi për vizitën e tij në Shqipëri është vetëm një trillim banal dhe i përsëritur!!

“Të dashur miq, sot mediat pa lajme përhapin trillimin bajat, por dhe qesharak, se Osama bin Laden ka vizituar Shqipërinë me një delegacion zyrtar të nivelit të lartë të mbretërisë të Arabisë Saudite në vitin 1995! Ky lajm është një trillim banal dhe i paskrupullt i përhapur shumë vite më parë nga mediat greke, serbe dhe media të tjera pa asnjë baze. Në delegacionin zyrtar të nivelit të lartë të Arabisë Saudite që ka vizituar vendin tonë në vitin 1995, apo rast tjetër, Osama bin Laden nuk ka shkelur kurrë në Shqipëri”, sqaron Berisha, transmeton NOA.

Ai shprehet se, ky pretendim është tejet qesharak edhe për faktin botërisht të njohur se asokohe, dinastia Sudite ishte shpallur nga Osama bin Laden si nje armike për t’u përmbysur për shkak te politikes dhe lidhjeve të ngushta të saj me SHBA.

Berisha thekson se, Shqipëria në vitet 1992-1997 ka dhënë një kontribut thelbësor, më të madh se çdo vend tjetër i rajonit, por dhe më gjërë, në luftën kundër terrorizmit në bashkëpunim të ngushtë me agjensitë inteligjente të vendeve partnere!

Lajme të ngjashme

Back to top button