Zyrtare: Gjendet avioni i zhdukur i Malaysia Airlines (Video)

Ekspertët përfundimisht kanë konfirmuar se mbetjet e gjetura në ishull janë të aeroplanit të kompanisë “Malaysia Airlines” të fluturimit MH370. Lajmin e ka konfirmuar vetë Kryeministri i Malajzisë, Najib Razak.

Ekspertët ndërkombëtar kanë ekzaminuar pjesë të aeroplanit të gjetur në Francë.

“Ekipi ndërkombëtar i ekspertëve përfundimisht ka konfirmuar se mbetjet e gjetura në ishullin Reunion i përkasin MH370, tha Kryeministri Najib Razak, në një deklaratë në televizion.

Fluturimi MH370 ishte i zhdukur që nga 8 marsi i vitit të kaluar.

Lajme të ngjashme

Back to top button