Turqia dhe SHBA-ja me ofensivë të gjerë kundër DAESH

Ministri i jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu duke vënë në dukje se avionët e SHBA kanë filluar të mbërrijnë në Bazën Incirlik tha se “së shpejti do të nisim së bashku një ofensive të gjërë kundër DAESH”, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu i ndodhur në Malajzi për të marrë pjesë në takimin e 48 të ministrave të jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit të vendeve të Azisë Jug-Lindore (ASEAN) u takua me homologun e tij John Kerry.

Çavuşoğlu pas takimit i cili ka zgjatur rreth 30 minuta në një deklaratë për gazetarët ka theksuar se Turqia dëshiron të jetë partner i dialogut në ASEAN por se ASEAN ka miratuar një moratorium i cili pezullon statusin e partneritetit të dialogut dhe se ai ka kryer takime me vendet për heqjen e moratoriumit. Çavuşoğlu, ka thënë më tej se “Tani Malajzia kryeson presidencën e rradhës dhe na ka ftuar si pjesëmarrës të veçantë. Morëm pjesë në hapjen e saj dhe këtë mbrëmje është edhe nata gala. Ne i kemi shprehur miqve dhe bashkëbiseduesve të tanë kontributet dhe rëndësinë që Turqia jep”.

– “Doli në pah që ne kishim të drejtë”

Ndërsa ndaj një pyetjeje të gazetrit të AA-së në lidhje me grupin e parë “trajno dhe pajis” i cili u kap nga fronti al-Nusra, Çavuşoğlu duke rikujtuar se janë shprehur më parë se “trojno-pajis” është e rëndësishme por se kjo është e pa-mjaftueshme i vetëm duke patur parasysh problemet në fushbetejë, si dhe në luftën kundër DAESH dhe regjimit ai ka theksuar se “sot doli në pah që ne kishim të drejtë”.

Çavuşoğlu duke u shprehur më tej se DAESH duhet të eliminohet pasi përbën kërcënimin më të madh për Turqinë ka theksuar më tej se vendet e fituara nga DAESH me doemos do të vijnë në situatën e zonave të sigurta dhe se në këto zona do të jenë opozitarët e moderuar.

Çavuşoğlu pas një pyetjeje të një gazetari nga shtypi i SHBA-së në lidhje me zonën e sigurtë tha: “Ne tani bashkë me SHBA po trajnojmë dhe po pajisim opozitarët e moderuar në Siri. Gjithashtu në një kohë të shkurtër do të nisim një ofensivë të gjërë kundër DAESH, bashkë më këtë në luftën kundër DAESH terreni për opozitarët e moderuar do të jetë më i sigurtë”.

– “Vazhdojmë bisedimet për zgjidhjen politike në Siri”

Çavuşoğlu duke vënë në dukje rëndësinë e hedhjes së hapave për zgjidhjen politike pa Asadin ka thënë: “Në lidhje me këtë temë bisedimet tona janë në vazhdim. Sot patëm një takim me Sekretarin amerikan të Shtetit John Kerry dhe Ministrin e jashtëm rus Sergey Lavrov. si dhe që nga dita e djeshme kemi patur takime me ministrat e jashtëm të vendeve Filipine, Mianmar, Tajlandë, Norvegji, Pakistan, Malajzi. Veprimi së bashku i Pakistanit, Malajzisë, Indonezisë, Arabia Saudite dhe Turqisë në botën islame do të ketë një kontribut në zgjidhjen e problemeve.

– “Rusia dhe Irani nuk duhet të përjashtohen”

Pasi ka rikujtuar qëndrimin e Rusinë në çështjen e Sirisë Çavuşoğlu, ka vënë në dukje se asnjë vend nuk ka një qëndrim të ndryshëm në çështjen e DAESH. Çavuşoğlu ka shtuar më tej se Rusia dhe Irani nuk duhet të përjashtohen nga çështja e zgjidhjes politike dhe ka theksuar se kontributet e këtyre vendeve janë të rëndësishme.

Lajme të ngjashme

Back to top button